Përse Duhet të Vrapojmë

Studime të ndryshme kanë treguar se të mirat që vijnë nga vrapi janë të llojeve të ndryshme. Duke filluar me reduktimin e stresit e deri në luftimin që i bën sëmundjeve të ndryshme me origjinë kanceroze. Vrapi konsiderohet si ushtrimi më i mirë aerobik që ndihmon trupin në shumë aspekte duke i dhënë atij më shumë energji, elasticitet si dhe e bën të duket më pak i plakur edhe pas shumë vitesh. Këto dhe shumë të tjera lexojini më poshtë për të kuptuar pse duhet të vrapojmë

Redukton Stresin

Të vrapuarit, ashtu si shumë ushtrime të tjera fizike është ndihmuesi më i mirë për t’u çliruar nga emocionet negative si dhe stresi. Ai ndihmon gjithashtu edhe në çlirimin e emocioneve pozitive duke luftuar deri diku depresionin e lehtë. Studimet tregojnë se të rriturit që vrapojnë më shumë, zakonisht janë më të lumtur se ata që nuk vrapojnë. Nëse do të vraponit do të ndiheshit jo vetëm më të lehtësuar, energjik, por edhe më kreativ. Përveç të tjerash ai të ndihmon të përmirësohesh edhe në ushtrime të tjera fizike apo tërë steminën tuaj.

Ndihmon në humbjen e peshës

Humbja e kileve të tepërta është një nga arsyet fillestare pse njerëzit fillojnë vrapin. Meqenëse është një nga ushtrimet më gjithëpërfshirëse, duke përmendur këtu vënien në lëvizje të të gjitha gjymtyrëve, sigurisht që është një ndër aktivitetet fizike më efikase për të humbur peshë. Gjatë këtij ushtrimi njeriu humb rreth 100 kalori për milje.

Të mirat që përfiton trupi

Të mirat që përfiton jo vetëm trupi por edhe mendja është se teksa vrapojmë ndodh prodhimi i disa substancave të caktuara të njohura si endorfina, që stimulojnë një gjendje të qetë dhe mirë shpirtërore. Përveç kësaj disa njerëz mund të flenë më mirë në qoftë se vrapojnë. Sidomos ata të cilët vuajnë disi nga depresioni i lehtë apo një vetëvlerësim i ulët.

Të bën më të bukur

Njerëzit që stërviten përmes vrapit duke djegur më shumë kalori kanë mundësi të kenë trup më të tonifikuar sesa ata që nuk e praktikojnë këtë sport. Në fakt, ushtrimet e koordinuara me vrap janë thelbësore dhe të rëndësishme për të mbajtur trupin jo vetëm në formë të mirë shëndetësore por edhe fizike.

Te Mirat Nga të Cuarit Herët në Mëngjes

1. Të zgjuarit herët në mëngjes ju bën më të suksesshëm. Kjo është e qartë dhe e thjeshtë. Një studim i realizuar në Universitetin e Texasit, vërtetoi se njerëzit që e identifikonin veten si njerëz të mëngjesit kishin më tepër sukses në jetë dhe fitime përsa i përket anës financiare.

2. Njerëzit që ngrihen herët janë njerëzit më të lumtur. Dhe kjo lumturi nuk zgjat vetëm 15 minutat e mëngjesit por gjatë gjithë jetës. Tendenca për t`u zgjuar vonë fillon zbehet me kalimin e moshës dhe kjo shpjegon faktin pse të rriturit janë më të lumtur se të rijntë. Në studim u përfshinë dy popullata, të rinj të moshës 17-38vjeç dhe të rritur të moshës 59-79vjeç. Të dyja grupet u përgjigjën rreth gjëndjes emocionale, shëndetit dhe pjesës së ditës të tyre të preferuar. Rezultati ishte se të rriturit shprehën emocione pozitive, pasi ngriheshin herët në mëngjes. Kjo tregon se mëngjesi është i lidhur me të ndjerit i lumtur dhe në formë.

3. Njerëzit e mëngjesit  janë në formë më të mirë. Dhe arsyeja është shumë e thjeshtë. Të çuarit herët ju jep mundësi njerëzve të merren me ushtrime fizike, përpara se të fillojnë punën. Për këtë arsye shumë prej biznesmenëve të sukseshëm ngrihen herët. Ushtrimet e mëngjesit ndihmojnë  në rritjen e humorit dhe sigurojnë energji për pjesën tjetër të ditës.

4.Të zgjuarit herët rrit produktivitetin. Kjo për arsye se njerëzit e mëngjesit shfrytëzojnë më shumë kohë për të bërë gjëra dhe janë më energjikë gjatë kësaj periudhe të ditës.

5. Të zgjuarit në mëngjes është i lidhur edhe me shfaqjen e trajtimeve të shëndetshme të karakterit. Njerëzit e mëngjesit janë më të predispozuar për t`u ndjerë më optimistë, të kënaqur dhe të ndërgjegjësuar.

Duhet të keni parasysh se mëngjesi nuk është produktiv për të gjithë. Por nëse jeni duke kërkuar një mënyrë për të përmirësuar stilin e jetesës, provoni të zgjoheni herët. Nuk i dihet, mund të ndodhë një ndryshim i madh.

Kërcimi me Litar Forma më e Mirë e Dobësimit

Disa kërcime me litar janë në gjendje që të eliminojnë urinë për disa orë në vazhdim, zbuloi një studim i realizuar nga ekspertë japonezë. Sipas tyre, kërcimet në të njëjtin vend, realizuar për disa minuta, përbëjnë gjithashtu mënyrën më të mirë për të reduktuar marrjen e kalorive dhe realizuar një dietë të suksesshme. Studiuesit e Universitetit të Uasedës në Japoni i kërkuan një grupi vullnetarësh që me barkun bosh, pas zgjimit nga mëngjesi, të pedalonin për disa minuta në një palestër. Atyre u kërkohej që pas këtij ushtrimi të realizonin kërcime me litar për disa minuta me radhë dhe të regjistronin se kur do të ndienin uri pas kësaj. Tek pothuajse të gjithë vullnetarët vihej re një ndërprerje e oreksit, ndërsa ndienja e urisë shfaqej tek ata me disa orë vonesë, ndonëse nuk kishin konsmuar mëngjes dhe kishin realizuar një aktivitet të rëndësishëm fizik. Ndonëse nuk ka ende një shpjegim dhe të qartë shkencor, ekspertët besojnë se lëvizja ulje-ngritje e trupit është në gjendje që në një farë mënyrë, t’i dërgojë trupit sinjale që bllokojnë enzimat tretëse dhe hormonin, i cili krijon ndienjën e urisë.

Shëtitja e Gjatë më e Mirë se Palestra

Ushtrimet intensive gjithmonë janë lavdëruar për shkak të ndikimit pozitiv në humbje të peshës, por, kur bëhet fjalë për shëndetin e përgjithshëm, lëvizja e thjeshtë e përditshme në periudha më të gjata kohore paraqet zgjedhjen më të mirë. Kur personat me peshë normale kanë djegur sasinë e njëjtë të kalorive përmes ushtrimeve intensive dhe gjatë periudhave të gjata të ecjes ose qëndrimit në këmbë, grupi që ka ecur e ka përmirësuar nivelin e kolesterolit. Megjithatë, kjo është vetëm pjesa më e vogël e asaj që dimë, pohon hulumtuesi kryesor Hans Savelberg, pasi që, në anën tjetër, periudhat e gjata të kaluara duke qëndruar janë jo të shëndetshme, pa marrë parasysh numrin e kalorive të djegura. "Studimi zbulon që nëse për çdo ditë ushtroni gjysmë ore, por pjesën tjetër të ditës e kaloni ulur, do ta keni një mënyrë jo të shëndetshme të jetës. Edhe pse ushtrimi ju ndihmon që të digjni kaloritë, ulja intensive nisë efekte negative shëndetësore", pohon Savelberg.

Rutina e Ushtrimeve Sa Eshte e Mjaftueshme

Ekspertet tregojne se perse disa njerez duhet te ushtrohen cdo dite nga 30 min,ndersa te tjere kane nevoje per 90 minuta ushtrime.

Qeveria amerikane disa vite me pare leshoi nje set te ri manualesh dietike,duke u shprehur se ndersa amerikanet po behen gjithnje e me te medhenj,duhet te rritet edhe koha qe njerezit duhet te merren me nje aktivitet fizik. Sipas Departamentit te Agrikultures dhe Departamentit te Shendetesise,duhen te pakten 30 min ne dite aktivitet fizik,per te parandaluar rrezikun e semundjeve kronike. Dhe per disa ky eshte vetem fillimi.
“Komisioni i manualit dietik fillimisht u fokusua ne influencen e aktivitetit fizik mbi ekuilibrin e energjise dhe mbi peshen”thote Rasell Peit. Peit ka qene anetare e komitetit te manualit dietik.
“Ne ndjeme qe ishte e rendesishme te ritheksonim nevojen e 30 min stervitje cdo dite per cdo te  rritur”thote Peit. “ por gjithashtu shkuam pertej kesaj duke u fokusuar edhe tek ata qe kane tendence te fitojne peshe edhe pas 30 min ushtrime”.

30 min ushtrime cdo dite? Dhe ne disa raste edhe me shume? Epo mbase mund te mos jete muzike e bukur per veshet tuaj,por eshte e shendetshme per trupin tuaj.Dieta e varfer dhe nje aktivitet fizik pasiv,krijon nje mosbalancim energjish,me me shume kalori te perftuara sesa te harxhuara. Keto jane faktoret me te rendesishem ne rritjen e mbipeshes dhe obezitetit ne SHBA sipas manualit.

DUKE SHKUAR PERTEJ ATIJ 30 MINUTESHI
Nuk eshte se nuk e kemi degjuar me pare:Ushtrimi eshte nje pjese thelbesore e ekuacionit per nje  shendet te mire.
30 minutat e aktivitetit fizik ne dite ndihmojne nje person te ruaj jo vetem nje peshe te shendetshme por sjell dhe perfitime te tjera si  ulja e rrezikut te semundjeve te zemres apo ulja e rrezikut per diabet dhe hipertension. Sasia e aktivitetit fizik rritet ne varesi te peshes se personit. Ato qe jane duke ndjekur manualin 30 minutesh dhe serish fitojne kilogram,mund te kene nevoje per 60 minuta ne dite per te frenuar rritjen ne peshe.

“Per personat qe kane qene thellesisht mbipeshe dhe pasi jane dobesuar nuk arrijne ta ruajne peshen e deshiruar keshillohet manuali me 90 minuta ne dite”thote Pate. Te dhenat e ‘Regjistrit Amerikan te Humbjes  se Peshes’ tregojne  qe per te patur sukses ne mbajtjen e peshes se arritur pas nje periudhe aktiviteti duhet te vazhdosh te jesh shume aktiv . Manuali I 2005 mblodhi te gjithe informacionet.U percaktua qe per nje person me trup e peshe normale 30 minuta mjaftojne per te qene te shendetshem,60 min nese doni te jeni ne kontrroll te  peshes suaj,dhe 90 min nese doni te humbisni peshe dhe te mbani te qendrueshme rezultatet e arritura.

TE KRIJOSH HAPESIRE PER USHTRIMET
Pra amerikanet duhet te gjejne kohe per tu ushtruar,punuar dhe per nje ser aktivitetesh fizike,mes nje axhende te zene,qofte 30 ose 90 min.Lajmi i mire eshte qe kete mund ta besh edhe me nderprerje.
Efekti i stervitjes eshte kumulativ,nuk ka pse te jete i gjithi pernjehere. Mund te mos shpenzoni ore te tera ne nje palester,thjeshte duhet ta beni zemren te rrahe cdo dite. “Cfaredo lloj aktiviteti te jete ,ju keni nevoje ta coni trupin tuaj ne graden ku frymemarrja juaj te behet me e shpejte”thote Rik Hall,nje dietolog,anetar i Keshillit Drejtues te Arizones per ceshtjet e fizikut,fitness-it dhe sportit.
Por cfare ndodh nese humbisni nje dite nga aktiviteti juaj fizik? Teorikisht nuk mund te kompensoni  nje dite ushtrime ne diten tjeter. Por ne realitet,balancimi i energjive,tregon qe nese ju digjni me shume kalori  ditet e tjera,ne nje fare menyre do arrini te kompensoni diten e humbur.Por problem me i madh i shumices se njerezve eshte qe pasi shkeputen per nje fare kohe bien serish ne gjendje pasive dhe nuk arrijne ti rikthehen me dot ushtrimeve.
“Shume njerez dalin nga rutina dhe thjeshte heqin dore”,pohon Hall.Pra kur ju mungoni nje dite,mos u perpiqni te ushtroheni ne menyre te ekzagjeruar te nesermen,sepse do te ndiheni te mbingarkuar,saqe nuk keni me deshire te ushtroheni serish ditet e mepasme. Maksimumi beni disa ushtrime te lehta ne fund te dites se ngarkuar dhe vazhdoni te nesermen me rutinen tuaj stervitore.
Pra kur vjen puna lidhur me rekomandimin e 30-90 min aktiviteti fizik ne shumicen e diteve,a mundet te behet? Po,nese ju e shnderroni ne prioritet. Por eshte dicka qe juve duhet ta deshironi ne menyre qe te arrini ta realizoni.

Ja ku jane disa sugjerime,per tu bere fizikisht aktiv:
-Filloni duke kujtuar se aktivitet fizik nuk do te thote gjithnje ‘ushtrim’. Inkurajoni veten per te qene fizikisht aktiv,duke bere gjera qe ne fakt juve ju pelqejne te beni. Perpiloni nje liste te gjerave aktive qe pelqeni te beni.

-Organizoni evente ne grup. Shetisni me familjen tuaj,dilni per nje shetitje me miqte gjate darkes,dergoni femijet ne park dhe luani me to ne vend qe te qendroni ulur ne stol.

-Hipni shkallet ne vend qe te merrni ashensorin dhe parkoni makine tuaj larg vendit te punes apo shkolles

-Zbuloni aktivitete te reja: Perpiquni te notoni,te ngjisni malet,te beni ski ne debore dhe gjera te tjera te reja.Ka kaq shume gjera fizikisht aktive qe jane ne te njejten kohe argetuese. Te shendetshme per trupin dhe mendjen tuaj.

-Filloni me 30 min ne dite. Me pas sipas rezultateve qe do te keni do te shihni nese kaq minuta jane te mjaftueshme apo duhen shtuar ne 60 apo 90.

Dielli dhe Rrezitja

Dielli lëshon rreze me gjatësi valore të ndryshme dhe ndahet në: rrezet ultraviolete me vetëm 1% (400-290), pjesën tjetër e përbëjnë rrezet e dritës (400-760nm) dhe infra te kuqe (mbi 760 nm) të cilat na japin neve nxehtësinë.

Rrezet ultraviolete kanë gjatësi valore më të shkurtë se sa rrezet e dritës së dukshme, lirojnë energji me shumë se sa rrezet tjera dhe këto rreze janë vendimtare për shëndetin e lëkurës suaj .

Energjia ultraviolete vjen në dy lloj rrezesh UVA dhe UVB. Ato rrezatojnë poshtë përtej atmosferës, në sipërfaqen e tokës dhe në lëkurën tonë.

UVA (400-315nm) – quhen “tinëzare”, janë rreze të cilat drejtpërdrejtë pigmentojnë lëkurën, depërtojnë në thellësi të lëkurës dhe shkaktojnë plakjen e hershme të lëkurës. Për shkak se dëmtimet nuk janë të dukshme aty për aty kanë forcën e depërtimit në thellësi të lëkurës dhe bëjnë dëmtimin permanent të ADN-së së qelizave lëkurore.

UVB (315-290 nm) – Nuk depërtojnë në thellësi të lëkurës, energjinë e rrezatimit maksimal e kanë prej orës 11-15. Ndikojnë në procesin e nxirjes duke aktivizuar procesin natyral mbrojtës të lëkurës. Rrezet UVB, së pari shkaktojnë eritemën (te rrezatimi më intensiv shkaktojnë reaksionin buloz ose edhe nekrotik) e më vonë pigmentimin (indirekt). Konsiderohen si shkaktar të shpeshtë i kancereve të lëkurës.

UVC – rrezet janë më pak brengosësh, sepse ato absorbohen nga atmosfera. Ky spektër diellor përdoret më shumë për dezinfektimin e hapësirave.

Rrezet UVB janë ”keqbërës”, shkatërrues janë rrezet të cilat “pjekin” lëkurën.

EFEKTET E DIELLIT NË LËKURË

Efektet e menjëhershme:
* Lëkura skuqet
* Ngjyra e saj thellohet

Efektet e mëvonshme:
* Djegia paraqitet 4 orë pas ekspozimit ndaj diellit.
* Lëkura fillon të duket e nxirë pas 2 ose 3 ditëve.
* Shtresat e sipërme të lëkurës trashen.

Efektet afatgjata:
* Rrudhat dhe shenja tjera të plakjes së hershme.
* Kanceri i lëkurës.

MASAT MBROJTËSE

Faktori i parë mbrojtës nga rrezet UVB është vet lëkura. Në momentin kur rrezet UV na sulmojnë, lëkura fillon t’i aktivizoj masat mbrojtëse.

* Të shtyra nga UVB, shtresa e jashtme e lëkurës trashet, duke e bërë të vështirë për UVB ta depërtojnë sipërfaqen. Këtë proces dermatologët e quajnë hyper keratosis.

* Rrezet e diellit stimulojnë prodhimin e melaninës, apo “pigmentin nxirës”, e cila mbron shtresat e brendshme të lëkurës, si më të ndjeshme.

* Masat natyrale mbrojtëse të lëkurës nuk janë gjithmonë të suksesshme. Gjithashtu ato janë të pamjaftueshme t’i mënjanojnë rrezet e dëmshme ultraviolete.

Melanocitet
Prodhojnë melaninën, pigment që i jep lëkurës ngjyrën që e ka dhe ndihmon mbrojtjen nga sulmi i UVB. Njerëzit me lëkurën ngjyrë ulliri ose të mbyllët e bëjnë melaninën më të gatshme dhe më shumë në sasi sesa ata që kanë lëkurë më të qelë. Kuqoshët me lëkurë më të çelët prodhojnë një lloj melanine “të kuq” që nuk mund të përballoj aspak sulmin ndaj rrezeve ultraviolete.

Vetëkujdesi
Sistemi imun i lëkurës aktivizohet kur ai vëren prezencën e qelizave të dëmtuara. Misioni i tij është t’i shkatërroj qelizat e mbetura që kanë pësuar mutacion, kështu që të mos kenë mundësi të shumohen dhe një ditë ta shkaktojnë kancerin e lëkurës. Qelizat e lëkurës kanë disa masa vetëmbrojtëse që mund ta shërojnë ADN-në e dëmtuar nga ekspozimi i tepërt ndaj diellit. Përgjatë natës, qelizat e lënduara bëjnë çdo gjë çfarë munden që ta riparojnë veten e tyre. Por nëse ka shumë qeliza që duhet riparuar, mekanizmi i riparimit është i mbingarkuar. Kur të ndodhë kjo, disa qeliza vdesin e të tjerat mbijetojnë në një formë të tjetërsuar.

Qelizat Langerhans
Janë shtylla e sistemit imun të lëkurës. Këta “roje” punëtorë i identifikojnë qelizat e dëmtuara nga dielli ashtu që sistemi imun i lëkurës mund t’i eliminoj ato. Por, gjersa kjo ndodhë, qelizat Langerhans edhe vetë janë tejet të ndjeshme ndaj diellit. Shkëlqimi i rrezeve ultraviolete redukton numrin e këtyre qelizave të domosdoshme dhe i dobëson ato që mbesin.

NUK JEMI TË GJITHË TË BARABARTË NË DIELL
Kremi që juve ju nevojitet varet nga tipi i lëkurës, kohës së ekspozuar të diellit dhe, mosha e juaj.

Çfarë tipi është lëkura e juaj?

Grupi i parë

FLOKËT: e kuqe
TENI: shumë i çeltë
PIKAT: të shumta
REAGIMI NË DIELL: çdoherë djegiet
NXIRJA: asnjëherë

Të rritur ekspozimit:
Të lartë: SPF 40
Të mesëm: SPF-40
Të ultë: SPF-40
Fëmijët që i takojnë këtij grupi duhet të përdorin SPF 40

Grupi i dytë

FLOKËT: bionde
TENI: i çeltë
PIKAT: mesatarisht
REAGIMI NË DIELL: shpesh djegiet
NXIRJA: nxirje e lehtë

Të rritur ekspozimit:
Të lartë: SPF -40
Të mesëm: në fillim SPF-40, pastaj SPF-20-40
Të ultë: në fillim SPF 20-40, pastaj SPF 10-20
Fëmijët që i takojnë këtij grupi duhet të përdorin SPF – 40

Grupi i Tretë

FLOKËT: bionde ose e kafeje e çelë
TENI: i çeltë -mesatarë
PIKAT: disa
REAGIMI NË DIELL: nganjëherë djegiet
NXIRJA: nxirje e njëtrajtshme

Të rritur ekspozimit:
Të lartë/të mesëm/të ultë: në fillim SPF-20-40, pastaj SPF-10-20
Fëmijët e këtij grupi:
Të lartë dhe të mesëm: SPF-20-40.
Të ultë: SPF 10-20

Grupi i Katërt

FLOKËT: kafeje
TENI: i mbyllët i lehtë
PIKAT: aspak
REAGIMI NË DIELL: rrallë djegiet
NXIRJA: lehtë nxihet

Të rritur ekspozimit:
Të lartë: në fillim SPF-20-40, e pastaj SPF – 10-20
Të mesëm: në fillim SPF-10-20, pastaj SPF -2-10
Të ultë: në fillim SPF-10-20, e pastaj SPF 2-10

Fëmijët e këtij grupi:
Të lartë: SPF 20-40
Të mesëm: SPF 10-20
Të ultë: SPF 10-20

Grupi i Pestë

FLOKËT: kafeje në të zezë
TENI: i mbyllët
PIKAT: aspak
REAGIMI NË DIELL: rrallë djegiet
NXIRJA: nxirje e thellë

Të rritur eskpozimit:
Të lartë: në fillim SPF 10-20, pastaj SPF 2-10
Të mesëm: në fillim SPF 10-20, pastaj SPF 2-10
Të ultë: SPF 2-10.

Fëmijët e këtij grupi në të gjitha rastet duhet të përdorin SPF 10-20

Grupi i Gjashtë

FLOKËT: të zeza
TENI: shumë I mbylltë
PIKAT: aspak
REAGIMI NË DIELL: asnjëherë nuk djegiet
NXIRJA: nxirje e thellë
Të rriturit dhe fëmijët e këtij grupi në të gjitha rastet duhet të përdorin SPF 2-10

PASOJAT E SHPESHTA NË LËKURË NGA DIELLI

Për shkak ekspozimit kronik të lëkurës në diell, në regjionet e fotoeksponuara, vjen deri te ndërrimet e përhershme dhe ireverzibile si: atrofia, hiperpigmentime ose hipopigmentime, kapilarë të zgjeruar, me ndërrime të verdha në kafeje keratotike, lëkurë e rrudhur me elasticitet të çrregulluar etj.

Dëmtimet kronike solare paraqesin areale të përshtatshme për zhvillimin e karcinomave të lëkurës. Njerëzit me sy të kaltër dhe me flokë të verdha janë më të rrezikuar nga rrezet e diellit.

Keratozat aktinike
Në fillim duket si një pikë e kuqe, më vonë mbi te preket një dregëz me ngjyrë kafe të qelë ose e bardhë. Pas largimit të dregëzës vërehet një ulceracion. Mund të kaloj në karcinomë të lëkurës.

Njollat e pleqërisë
Ndërrime të rrafshëta me ngjyrë të verdhë, të lëmuara, zakonisht në fytyrë, e shpinë. Si pasojë e ekspozimit kronik në diell.

Bazalioma
Është një lloj kanceri i lëkurës, si pasojë nga ndikimi kronik i diellit. Mund të manifestohet si tumefakt, si gërryerje, ose si ngritje e lehtë. Me ngjyra nga e kuqja.

Spinalioma
Është kancer lëkuror,i cili ka natyrë serioze. Vendi më i atakuar është buza e poshtme, laprat e veshëve dhe hunda.

Melanoma
Është kancer lëkuror i qelizave te pigmentuara të lëkurës – të melanociteve.

Pendimet Per te Kaluaren

Ke bere apo nuk ke bere dicka per te cilen pastaj je penduar me vone?
Ke bere dicka pastaj je ndjere keq per muaj dhe vite te tera pasi e ke bere??

Pendimi eshte pothuajse e njejta ndjenje si ndjenja e fajit me ndryshimin e vetem qe pendimi shfaqet vetem pasi situata tashme ka ndodhur. Mendja jote ti dergon keto ndjenja sepse do te jete e sigurte qe ti te mos besh me te njejten gje ne te ardhmen.

Pendimi eshte nje emocion shume i fuqishem dhe ai zakonisht ka paur sukses ne detyrimin e njerzve te mendohen shume here para se te bejne perseri dicka te keqe qe mund ta kene bere dhe me pare, por a e di qe ndjenjat e pendimit mund edhe te te rrine ne shpirt per vite te tera deri sa te bejne te ndihesh keq ne cdo moment te jetes tende?

Pishmanet e grubulluara nder vite

Se ke vene re qe shume njerez sa me shume rriten aq me keq ndihen? Mund te degjosh nje djale te ri qe thote: “Mos vajta 20 vjec, me iku adoloshenca, me iku jeta”, ose mund te degjosh nje burre te thote: “Ca tmerri te vesh 40 vjec kaq shpejt”.

Nje nga arsyet me te forta qe na ben te ndihemi keq sa me shume rritemi ne moshe eshte pishmanet per gjerat qe kemi bere ne te kaluaren, ose pishmanet per gjerat qe nuk i kemi bere. Marrim si shembull nje burre qe vlereson shume sinqeritetin dhe tipin e hapur dhe arrin 30 vjec pa arritur akoma qe te frenoje veten per te mos genjyer. Me shume mundesi nje nga rsyet qe e ben ate te ndihet keq ne moshen 30 vjecare eshte pishmani i grumbulluar gjate gjithe viteve te jetes ndersa ai vetem genjente.

Sa me shume rritemi aq me shume pendohemi per qellimet qe nuk i kemi arritur dhe per endrrat qe nuk kemi mundur ti bejme realitet. Nese dikush ka pas nje qellim te madh ne jete dhe nuk ka bere ndonjehere shume perpjekje per ta arritur ate qellim, atehere cdo vit qe kalon dhe qe rritet ai do te ndihet akoma dhe me keq per shkak te pishmaneve te grumbulluara.

Nga ana tjeter kjo do te thote dhe qe nese dikush ka bere gjerat qe ka besuar se jane te vlefshme dhe ka ecur ne drejtim te qellimeve te tij atehere ky person nuk do te ndihet keq kur vitet kalojne, perkundrazi do te ndihet shume here me mire.

Si te parandalosh grumbullimin e pishmaneve

Nese beson se dicka ka vlere per ty, atehere filloje ta besh ate gje tani. Nese beson ne Zot, atehere fillo te afrohesh me te sot, nese mendon se po ben dicka te gabuar atehere hiq dore prej saj tani, dhe nese ke endrra te medha, fillo te luftosh per to qe tani.

Perndryshe, ndjenjat e tua te zhgenjimit dhe te fajit do te te kthehen ne pendim dhe ky pendim mund te te shoqeroje per gjithe pjesen e mbetur te jetes tende. Edhe nese tani je 50 vjec, 60, apo edhe 70 vjec, nuk eshte vone, sepse sapo te fillosh te levizesh ne drejtim te qellimeve te tua, te vlerave dhe standarteve qe beson, per nje kohe te shkurter mendja jote automatikisht do ti terheqe te gjitha ato sinjalet e keqija qe te ka derguar deri tani dhe ndjenjat e pendimit do te zhduken.

Zakonisht ne vazhdojme ti kemi ndjenjat e pendimit per aq kohe sa ne ndjejme efektin e keq te gjerave qe kemi bere, por sapo te bejme dicka per kte, dhe sapo efektet e atyre gjerave te zhduken, po ashtu do te zhduken menjehere dhe pendimet tona.

Zbulime.wordpress.com nuk eshte nje site i komplikuar, as nje enciklopedi e merzitshme, por eshte nje vend perfekt ku ti mund te gjesh informacione te thjeshta, efektive dhe shume te zbatueshme ne jeten e perditshme. Nese mendon se kjo eshte reklame atehere thjesht lexo komentet per te pare se cmendim kane vizitoret per kte site.

Inteligjenca

Megjithse inteligjenca eshte nje nga diskutimet me te debatuara ne psikologji, vete ky koncept nuk ka nje perkufizim te caktuar.
Disa kane then qe inteligjenca eshte nje zotesi e vetme, e pergjithshme ndersa te tjere besojn qe inteligjenca eshte nje shtrirje e gjere zotesish dhe talentesh.

Po vej me poshte disa nga teorite me te njohura per inteligjencen:

Charles Spearman – Intelighenca e pergjithshme
Psikologu anglez Charles Spearman pershkroi nje koncept te quajtur inteligjence, ose faktori ‘g’ mbasi perdori nje analizash ne duke testuar aftesite mendore. Ai perfundoj qe nje sere rezultatesh ne kete test ishin te njejte. Personat qe dolen mire ne testin e njohurise, dolen mire dhe ne testet e tjera. Ai perfundoj qe inteligjenca eshte nje zotesi njohese e pergjithshme qe mund te matej dhe te shprehej numerikisht. (Spearman, 1904)

Louis L. Thurstone – Zotesite Mendore Primare
Psikologu Thurstone ofroi nje teori tjeter per inteligjencen. Ne vend qe ta shikonte inteligjencen si nje zotesi te pergjithshme ai u fokusua ne 7 fusha te ‘zotesive mendore primare’. (Thurstone, 1938). Keto zotesi jane:
- Te kuptuarit verbal
- Te llogjikuarit
- Shpejtesia perceptuale
- Zotesia numerike
- Rrjedhshmeria e fjalve
- Memoria shoqeruese
- Mendimet hapsinore

Howard Gardner – Inteligjenca e shumfishte
Nje nga idete me te fundit qe ka dal eshte teoria e Howard Gardner mbi inteligjencen e shumfisht. Ne vend te fokusimit mbi rezultatet e testeve, Gardner propozoi qe shprehjet numerike te inteligjences njerzore nuk jane nje perzgjedhje e mire per te pasqyruar zotesite individuale. Teoria e tij pershkroi 8 inteligjenca te ndryshme qe jane bazuar ne aftesi dhe zotesi te ndryshme.
- Inteligjence vizuale-hapsinore
- Inteligjence verbale-gjuhesore
- Inteligjence trupore-kinestetike
- Inteligjence logjike-matematikore
- Inteligjence ndernjerzore
- Inteligjence muzikore
- Inteligjence intrapersonale
- Inteligjence natyrore

Po per ju, cdo te thote te jesh inteligjent? Cfare aftesish, zotesish duhet te kesh te quhesh i tille dhe a mendoni se inteligjenca fitohet me kohe apo eshte e lindur?

Stërvitja për Trurin Ilaçi Kundër Sëmundjeve Mendore

Një grup shkencor ndërkombëtar gjeti gjenet që përcaktojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve serioze mendore. Duke evidentuar këto gjene falë ilaçeve mundet të zvogëlohet probabiliteti i sëmundjes.

Ky është konkluzioni i studimit të 200 shkencëtarëve i publikuar në revistën "Nature Genetics", njofton ZR. Megjithatë, veprimi i çdo ilaçi duhet kombinuar me stërvitjen e trurit, mendojnë specialistët rusë.

Grupi shkencor, që ka mbledhur hulumtues nga 100 institute të botës, kërkoi gjenet që ndikojnë në zhvillimin e skizofrenisë, psikozës depresive maniakale, depresionit dhe sëmundjes së Alzheimerit – demencës së pleqërisë. Sipas shpjegimit të profesorit të neurologjisë të Universitetit të Kalifornisë Pol Tompson, miliona njerëz kanë variacione në ADN-në e tyre, që ndihmojnë në rritjen ose zvogëlimin e qëndrueshmërisë së trurit ndaj një numri të madh sëmundjesh. "Kur ne të përcaktojmë këtë gjen, ne do mund të minimizojmë rrezikun e sëmundjes me ndihmën e ilaçeve"- thotë ai.

Megjithatë, të bllokosh sëmundjen vetëm me ndihmën e luftës kundër trashëgimisë së keqe nuk është gjithmonë e mundur. Çdo sëmundje kushtëzohet jo vetëm nga trashëgimia, por edhe nga shkaqet e jashtme, specifikon bashkëpunëtorja shkencore e Institutit të aktivitetit të lartë nervor dhe neurofiziologjisë Karina Sarkisova:

- Sëmundjet nervore mund të provokohen nga sëmundjet e kaluara virale, lëndët toksike, streset. Tek ne aktivizohen jo të gjitha gjenet e koduara në ADN-në tonë, por ato mund të fillojnë të veprojnë nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm të mjedisit.

Por profilaktika medikamentoze e sëmundjeve nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë. Të gjitha preparatet që përdorën për trajtimin e sëmundjeve mendore kanë efekte anësore. Duhen përpunuar edhe mënyra të tjera kurimi, thekson ekspertja. Për shembull, në shekullin e kaluar një mënyrë të suksesshme për kurimin e sëmundjeve nervore propozoi themeluesi i neuropsikologjisë ruse Aleksandër Lurija. Ai ka punuar me pacientë që kanë patur dëmtime lokale të trurit dhe arriti të vërtetojë se funksionet e këtyre zonave të dëmtuara të trurit mund ti marrin përsipër pjesë të tjera të shëndetshme të tij. Aleksandër Lurija përpunoi për këtë qëllim një metodikë speciale të stërvitjes mendore.

Ekzistojnë dhe mënyra të tjera kurimi të sëmundjeve mendore, për shembull, dieta. Mungesa e serotoninës, që përgjigjet për rregullimin e emocioneve, mund të shkaktojë depresione ose sjellje agresive. Në mënyrë që serotonina të depërtojë në tru nevojitet glukozë, diçka e ëmbël. Për çdo rast nuk ja vlen të absulotizohet një mënyrë e vetme kurimi e sëmundjeve mendore. Aktualisht shkencëtarët po grumbullojnë fakte të veçanta. Mbase së shpejti ato do të krijojnë një tabllo unike.

Ja Sekreti i Vertete i Jetegjatesise

Me kot njerzit e kerkojne jetegjatesine tek regjimi ushqimor pasi jane pare plot raste te njerzve qe kane qene nder me te kequshqyerit dhe jane mbajtur mend gjithmone per jeten e tyre te gjate. Me kot e kerkojne tek nderhyrjet qe mund te beje shkenca ne trupin e njeriut.

Shkencetaret kane studiuar dhe jane munduar ta gjejne kete sekret. Disa kane thene se sekreti eshte tek ushqyerja me kos, pasi kosi kontrrollonte sasine e disa baktereve ne zorren e trashe te cilet ata i mendonin si shkak te plakjes. Te tjere kane vene re qe njerez qe kane jetuar shume gjate nuk kane qene perdorues te alkolit, keshtu kane menduar se sekreti ka qene tek moskonsumimi i alkolit.Disa te tjere kane nxjerre orizin dhe veren si ushqimet qe te sigurojne jetegjatesine. Kane arritur deri dhe ne idiotsira te tjera si sekreti i jetegjatesise eshte nje jete pa seks, meqe kane rastisur dike qe ka jetuar shume gjate por qe nuk ka bere seks asnjeher ne jete.

Te gjitha keto fakte qe ata kane vene re tek personat qe kane jetuar gjate jane munduar ti zbatojne, ose tja sugjerojne te tjereve ti zbatojne. Dhe eksperimeti i tyre ka dale plotesiht i deshtuar. Jane thjesht gjera pa asnje lidhje me sekretin e vertete. Para se te flas per kte sekret me lejoni me pare qe per demostrim tju shkruaj disa nga fjalet e fundit te disa njerzve te famshem.

Fjalet e fundit te njerzve te famshem

Faleminderit Zotit qe djelli iku brenda e une skam pse te dal jashte qe ta shijoj. (Logan Smith)
E di qe nje dite te gjithe do te vdesim, por mendoja qe ne rastin tim mund te behej nje perjashtim, po tani cfare? (Uilliam Sorayan)
Dhe ja ku erdhi me ne fund gjeja me e shpifur. (Henry James)
Nuk ndej asgje, pervec nje ndjenje te veshtire per te jetuar. (Bernard de Fontenelle)
Ja ku jam, duke vdekur nga 100 simptoma te mira. (Alexander Pope)
Po vdes me shpejt sesa uronin armiqte e mi dhe madje me i qeshur nga sa miqte e mi do te deshironin. (David Huwe)
Do te doja te isha duke bere ski e jo kete. (Stan Lawel)
Cfare artisti po humbet bota me mua. (Nero)
Gruaja ime e dashur me puth dhe pastaj une do te fle pak… (Charles Stevart Parnel)
Ja mori fund. (Jezu Krishti)

Nese me keni ndjekur deri ketu mbase e vute re qe te gjithe keta ne momentet e fundit te jetes e kane kuptuar se po vdesin, ose me mire jane dorezuar ndaj vdekjes. Porsa jane dorezuar, e kane humbur ate.

Njeriu jeton aq sa do te jetoje

Jo ne kuptimin thjesht te nje deshire momentale, por ne kuptimin e nje deshire te forte per te jetuar e cila eshte forcuar gjate gjithe jetes. Te gjithe kemi degjuar raste kur ne disa semundje shpresa dhe mosdorezimi ndaj semundjes eshte faktori kryesor, ndersa njerzit me nje deshire te dobet per te jetuar, qe dorezohen kollaj dhe qe thone tani jam i mbaruar, kane vdekur edhe nga nje operacion i thjeshte.

Pasioni per jeten nuk ju ben thjesht qe te ngriheni gjithe qejf ne mengjes, dhe ta shijoni tere diten, por ai gjithashtu ju ben qe ju te luftoni me tere energjite tuaja psikologjike per te qene gjalle, jua forcon ate instikt dhe ne momentet me te veshtira kur shume te tjere do te vdisnin. (Lexo:http://www.facebook.com/note.php?note_id=177750388935694)

Ka pasur raste kur njerez ne pragun e vdekjes u ka ardhur nje i afert dhe i ka kerkuar te ngrihet dhe te shkojne te bejne dicka qe ata e kane pasur shume pasion ta bejne gjate tere jetes. Dhe kta njerez megjithese ne prag te vdekjes jane ngritur per cudi dhe kane jetuar dhe shume kohe, vetem se ju eshte dhene perseri mundesia ta duan shume fort jeten, dhe te luftojne me te gjitha instiktet per te.

Keto nuk jane thjesht fjale, por nje e vertete e madhe e cila dihet prej shume pak njerezve. Eshte e kote ta gjeni sekretin e jetegjatesise tek regjimet ushqimore apo ne dicka tjeter jashte vetes tuaj, sepse ai ndodhet pikerisht ne vullnetin tuaj, ne kurajon dhe deshiren tuaj te madhe per ta jetuar jeten. Ju faleminderit per vemendjen.

Google Analytics Alternative