Lëngu “magjik” Kundër Celulitit

Lëngu i sallatës jeshile ju ndihmon për të kontrolluar oreksin, pasi ajo ka një efekt zbutës, qetësues dhe analgjezik. Sallata jeshile është e përkryer për humbje në peshe, sepse përmban pak kalori dhe përqindje të lartë antioksidantësh. Ajo është anti-inflamatore dhe diuretik, duke luftuar celulitin. Përbërësit që ju nevojiten: 5 gjethe sallatë jeshile, 10 gjethet e majdanoz, 1 filxhan lëng portokalli
Përgatitja është shumë e thjeshtë. Hidhini të gjithë përbërësit në mixer dhe lërini derisa të realizohet një lëng kompakt.

Lëngu nga Pjepri i Hidhur Shëron Tumoret më të Rrezikshme

Edhe pse konsumohet tashmë për shekuj të tërë, shumë përparësi shëndetësore (efekti kundër viruseve, helmeve, parandalimi i diabetit) vetëm para pak kohësh janë bërë të njohura për shëndetësinë perëndimore.
Studimi i ri ka zbuluar se lëngu nga pjepri i hidhur, perime kjo e njohur në Azi dhe Afrikë, dukshëm redukton rritjen e tumorit të pankreasit në minj, sepse pengon metabolizmin e glukozës në qelizat e kancerit, si dhe me plot kuptimin e fjalës i bën të uritura pa sheqer, lëndë që i vë në lëvizje pa të cilën nuk mund të mbijetojnë.
Tashmë janë të njohura dobi të shumta shëndetësore që lidhen me konsumimin e pjeprit të hidhur. Kjo bimë, me emrin latin ‘Momordica charanna’, kultivohet dhe konsumohet shumë në Azinë juglindore, në Afrikë, Kinë, Japoni, Oqeani, e madje edhe në Karaibe. Veçanërisht e popullarizuar është në mesin e japonezëve nga Okinava, të cilët janë të njohur për jetëgjatësi.Në katër vitet e fundit në mënyrë intensive është duke u analizuar efekti i kësaj bime kundër kancerit. Efekti cntikonceroqjen është i dukshëm edhe te kanceri i gjirit, prostatës, zorrës së trashë, mëlçisë, lukthit dhe tumoreve naso-faringale, si dhe në rastet e leukemisë dhe neuroblastomeve.
Studimi më i ri ka zbuluar se pjepri i hidhur ka ndikim citotoksik në kancerin e pankreasit. Njerëzit që peshojnë 75 kilogramë duhet të konsumojnë 6 gramë të këtij pluhuri. Doza e ngjashme prej 4.8 gramëve të lëngut të ngrirë është përdorur në kuadër të një studimi të para pak kohësh. Në fakt, tre muaj u është dhënë pacientëve nga sindroma metabolike. Ilaçi ka pasur efekt dhe të gjithë pacientët kryesisht e kanë përballuar mirë atë.

Vaji i Lajthisë Mrekullon Fytyrën dhe Flokët Tuaj

Lajthia dhe vaj i lajthisë kanë disa veti të rëndësishme shëndetësore në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Janë një burim i mirë i vitaminave, e sigurojnë trupin me proteina, kanë efekt mbrojtës, relaksues dhe qetësues për lëkurë, ndërsa vaj është i shkëlqyeshëm për t’i dhënë volum flokëve. Ditët dinamike të cilat po i jetojmë ne sot, kanë ndikuar shumë në mënyrën dhe ritmin e jetës. Obligimet e shumta ditore dhe koha e limituar, kanë bërë që gjinia e bukur ta humbë kujdesin dhe vëmendjen për dukjen e saj. Por, pavarësisht kufizimeve, duhet të gjejmë mënyra që t’i përkushtohemi mirëmbajtjes së fytyrës e flokëve. Shumë lehtë dhe shumë shpejt, do ta keni në duar të sigurta ndryshimin që e kërkoni. E ky rezultat arrihet me shumë zgjuarsi duke ditur të rrëmbeni bukurinë e natyrës. E pra, nëse po kërkoni diçka perfekte për veten, ja ku e keni! Një vaj fantastik, 100% natyral dhe i freskët, i cili nuk lë ndjesinë e yndyrës së tepërt.Vaji natyral i lajthisë
Vaji natyral i lajthisë është ideal për fytyrën tuaj, e sidomos nëse tipi i lëkurës është i yndyrshëm. Përhapja e tij në fytyrë është proces i lehtë dhe i absorbueshëm nga lëkura. Vlerat ushqyese të këtij vaji bimor dhe frytet që ka lajthia janë të pangopura. Lajthia është një ushqyes shumë i rëndësishëm për organizmin dhe e mbron atë nga sëmundjet. Përmban vitaminat A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, E (e cila dihet për vetitë e saj rinuese), biotinë, acid folik, acid linoleik, zink, kalcium, magnez, hekur, kalium, proteina, karbohidrate, minerale esenciale, etj. Vaji i lajthisë përdoret sidomos për hidratimin e lëkurës së thatë, ndërsa lëkurës së yndyrshme i ndihmon në stabilizmin e saj.
Ka veti antibakteriale (ndihmon në pakësimin dhe parandalimin e akneve), ka veti tonifikuese për lëkurën, ndihmon në mbylljen e poreve. Njihet edhe si mbrojtës për lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe për këtë arsye është pjesë përbërëse e shumë kremrave solare.

Përdorimi për flokët

Larja dhe krehja e tyre e shpeshtë me tharëse, i bën flokët të duken të zbehta dhe pa jetë. Për ta mbajtur flokun tuaj të shëndoshë aplikoni vaj lajthie para larjes së tyre.
Vaji i lajthisë forcon flokun, i jep shkëlqim, butësi e gjallëri falë vitaminës E. Madje, kohëve të fundit, njohës të estetikës pohojnë se vaji natyral i lajthisë është i duhuri për t’u dhënë volum flokëve tuaja.

Lajthia nuk është rezistuese ndaj temperaturave të larta, andaj ajo duhet të ruhet në frigorifer dhe në vend të errët për t’i mbrojtur vlerat ushqyese që ka.Të mirat e përgjithshme të frutit të lajthisë
? Lajthia është e këndshme dhe e ushqyeshme, përdoret e freskët, e thatë dhe e përpunuar në ëmbëlsira të ndryshme.
? Frutat përmbajnë rreth 60 për qind vaj, albuminë dhe pak sheqerna. Me miellin e saj edhe të grurit përgatitet një bukë shumë e ushqyeshme.
? Thelbi është i pasur në kripëra minerale si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP, etj. Lajthitë përdoren me rezultate të mira dhe u rekomandohen atyre me shëndet të dobësuar, anemikëve, si dhe për gratë shtatzëna.
? Nuk këshillohet përdorimi i lajthive te ata që vuajnë nga stomaku dhe nga dispepsia (tretje me vështirësi e ushqimit dhe me dhimbje të aparatit tretës.) Lëvorja e rrënjës ka veti antipiretike.
? Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës).
? Gjethet e lajthisë kanë veprim qetësues në dhimbjet dhe infeksionet e zorrëve dhe përdoren kundër diarresë, meqenëse ato përmbajnë lëndë tanike.
? Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve; për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë.
? Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve.

Majdanozi Freskon dhe Pastron Thellësisht Lëkurën

Që t’i gëzoheni fytyrës së bukur, me lëkurë të shëndetshme dhe të re, ju prezantojmë tonik nga majdanozi të bërë në kushte shtëpiake. Me anë të këtij toniku ju do ta pastroni thellësisht lëkurën dhe do ta stimuloni prodhimin e kolagjenit dhe elastinit në lëkurën e fytyrës tuaj. Një nga mënyrat më të lehta dhe më të thjeshta për të rigjeneruar lëkurën e fytyrës, është me majdanoz! Ju nevojiten tre lugë majdanoz të prerë imët dhe 200 ml ujë. Zieni majdanozin në ujë për rreth 15 minuta. Pasi përbërja të ftohet kullojeni dhe me ndihmën e pambukut, masazhojeni fytyrën tuaj në mëngjes dhe në mbrëmje. Lëreni ashtu për disa minuta dhe pastaj pastrojeni fytyrën më ujë të vakët. Majdanozi e freskon lëkurën dhe i largon pigmentimet e ndryshme në lëkurë, kështu do të fitoni një ten të pastër porcelani. Provoni këto procedura natyrore kozmetike nga ‘Milingona’ dhe do të bindeni se akrepat e kohës mund të ngadalësohen!

Regjimi Ushqimor që ul Tensionin dhe Forcon Kockat Tek të Moshuarit

Disa sëmundje të veçanta ose humbja e ndjenjës së shijes mund të përkeqësojnë oreksin, përkeqësimi i perceptimit të ndjenjës së etjes mund të provokojë humbje të lëngjeve
Tek i moshuari disa sëmundje të veçanta ose humbja e ndjenjës së shijes mund të përkeqësojë oreksin, përkeqësimi i perceptimit të ndjenjës së etjes mund të provokojë humbje të lëngjeve, humbja e dhëmbëve mund të shkaktojë vështirësi në përtypje, çrregullime të ndryshme gastrike apo intensinale mund të sjellin probleme të sistemit të tretjes, probleme nga mungesa e vitaminës B12, po kështu probleme të veshkave, mungesë të vitaminës D nga mos ekspozimi i mjaftueshëm në diell.

Sëmundjet

Në parim, për të moshuarit që gëzojnë një shëndet të mirë, vlejnë të njëjtat rekomandime si për të rriturit, pasi ato nga pikëpamja cilësore nuk ndryshojnë nga ato të rriturve, edhe pse nevojat për energji në këtë moshë ulen, por në një moshë të avancuar është e nevojshme të mbahen parasysh disa aspekte të cilat janë faktorë rreziku për kequshqyerjen e kësaj moshe, si: vetmia, të ardhurat e pakta, invalidët, sëmundjet kronike, depresioni, përdorimi i barnave të ndryshme.

Kalciumi

Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të kaliumit dhe presionit të gjakut. Pakësimi i sasisë së natriumit është njëra nga mënyrat që ndikon në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Por ka edhe një mënyrë tjetër, pa medikamente, që mund t’ju ndihmojë në uljen e niveleve të larta të tensionit: Shtojini kalium ushqyerjes suaj. Konsumimi i më shumë ushqimeve që përmbajnë kalium, ndikon në uljen e natriumit në këto ushqime. Kaliumi gjendet në sasi të mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskëta. Për rezultate më të mira kufizoni marrjen e natriumit deri në 2300 miligramë në ditë dhe shtoni marrjen e kaliumit deri në 4700 miligramë në ditë. Ju duhet gjithashtu të shmangni edhe konsumin e ushqimeve të përpunuara, nëse jeni të interesuar të ulni presionin e lartë të gjakut. Në ushqimet e përpunuara shpesh shtohet natrium, prandaj mund të rritet rreziku për shfaqjen e hipertensionit. Por nga ana tjetër edhe marrja shtesë e kaliumit duhet të bëhet patjetër me rekomandim të mjekut. Shumë njerëz me sëmundje të veshkave kanë vështirësi në eliminimin e niveleve të larta të kaliumit, kjo mund të vështirësojë punën e zemrës deri në rreziqe fatale. Mos harroni të qëndroni nën kontrollin e mjekut për çdo ndryshim në mënyrën tuaj të jetesës e, sidomos, nëse jeni duke u mjekuar nga tensioni i lartë i gjakut.

Këshilla

Shpërndajeni dietën tuaj gjatë gjithë ditës, duke bërë të njëjtat zgjedhje ushqimore të plota dhe me variacione. Pini rregullisht ujë gjatë ditës, deri 1-2 litra në ditë apo 4-6 gota, pa pritur të keni ndjesinë e etjes në trupin tuaj dhe shmangni shtimin e kripës në pjatat e përgatitura. Zgjidhni dhe përgatisni ushqimin duke pasur kujdes në përtypje apo tretje, në veçanti gratë e moshës së tretë të bëni kujdes për sigurimin e kalciumit kaq të nevojshëm për to, sidomos pas menopauzës, kur fillon edhe shtimi i humbjes së masës kockore. Ndani vaktet e të ngrënit së bashku me familjarët dhe miqtë.

Si të sillemi

Të mundoheni të konsumoni një dietë ushqimore të pasur dhe të ekuilibruar. të mënjanojmë konsumimin e pjatave të ftohta, të parapërgatitura kohë më parë apo të ringrohura. Të zgjedhim ushqimet në bazë të përtypjes edhe për të lehtësuar aparatin tretës, që tek i moshuari është më pak eficent. Të përgatitim ushqimet në mënyrë të përshtatshme për konsum, si për shembull, të ngrijmë mishin, të zgjedhim fruta të pjekura mirë apo t’i konsumojmë të qëruara dhe të grira në copa. Të gatuani pjata tip supe, pure, merrni bukë të butë ose zbuteni më ujë apo qumësht. Shmangni vaktet e rënda. Hani mëngjes të plotë që të përmbajë përveç të tjerave edhe qumësht ose kos. Të ruani një peshë trupore të pranueshme, duke kryer një aktivitet motor të mirë dhe duke mos abuzuar me ushqimet e yndyrshme apo ëmbëlsirat. Ulni yndyrat shtazore duke zgjedhur rregullisht peshk dhe mish të bardhë për konsum, pulë, gjel, lepur, por mos e teproni me konsumimin e djathërave sidomos të stazhinuar. Konsumoni shpesh fruta dhe perime të freskëta. Mos e teproni me përdorimin e pijeve alkoolike dhe konsumin e tepërt të kripës. Mënjanoni ushqimet shtazore të gjalla ose gjysmë të pjekura apo salcat me bazë veze të freskët të papërpunuar, pasi kanë një rrezik të lartë ndotjeje.

Regjimi ushqimor:

Ushqim Kalcium
1 patate e vogël e pjekur 610 mg
220 g kos pa yndyrë 580mg
1 banane 422 mg
1 filxhan qumësht 380mg
75 g mish viçi i pjekur, i padhjamë 371 mg
1 filxhan lëng portokalli 355 mg
1 filxhan tërshërë 120 mg

Jo vetëm kafe për mengjes edhe

Çdokush nga ne e ka të nevojshme të konsumojë një kafe në mëngjes. “Të zgjon”, arsyetojmë të gjithë, megjithatë, pak e dinë, se ekziston një pije që preferohet më shumë se kafeja. Është shumë e mirë për organizmin dhe duhet të konsumohet përditë. Receta është shumë e thjeshtë, në një gotë me ujë të vakët shtrydhni gjysmë limoni. Kjo pije është e pasur me vitaminë C dhe forcon imunitetin, duke ndihmuar kështu organizmin që të luftojë ftohjen. Po ashtu, lehtëson procesin e tretjes së ushqimit dhe ndihmon nëse ju fryhet stomaku. Konsumi i limonit ndal edhe plakjen e lëkurës. Kjo pije ndihmon në freskimin e aromës së gojës dhe zvogëlon stresin.

Çokollata Mund të Rrisë Fuqinë e Trurit

Kakaoja e përpunuar në mënyrë specifike, duke u bazuar në studimet e reja, mund t’i ndihmojë të moshuarit të mbajnë shëndetshëm funksionet e trurit dhe të mënjanojnë demencën. Rezultatet e disa studimeve ndërkombëtare mbi flavanolet, lëndë ushqyese të cilat janë me tepricë në kakaon e freskët, u prezantuan nga Shoqata Amerikane për Përparim të Shkencës. Flavanolet u gjetën se ndikonin në rritjen e shtypjes së gjakut në afërsi të zonave të trurit të lidhura me memorien dhe mësimin. “Kjo rrit mundësinë që disa komponentë ushqyese si flavanolet e kakaos të mund të jenë të dobishme në ngritjen e fluksit të gjakut dhe në zmadhimin e funksionit të trurit në mesin e personave të moshuar, por edhe më të rinjve në situatat kur ata mund të jenë të paaftë, gjegjësisht të lodhur apo të përgjumur”, ka thënë Dr. Ian McDonald nga Universiteti i Nottinghamit. Shumica e produkteve komerciale të kakaos e kanë të reduktuar nivelin e flavanoli, me qëllim të përmirësimit të shijes. Ndërkaq, prodhuesit e çokollatës Mars, të cilët e kanë ndihmuar hulumtimin mbi kakaon, kanë shpërndarë një linjë të produkteve të pasuruara me flavanol.

Kafja Ndihmon në Shtimin në Peshë

Llojet moderne të kafesë, me krem, çokollatë dhe aroma të ndryshme, të cilat po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara, mund të jenë shumë të rrezikshme për dukjen tuaj, është konstatimi i studimit të bërë nga ana e shërbimit shëndetësor të Nju Jorkut. Sipas studimit, i cili ka përfshirë disa vende të popullarizuara ku pihet kafeja, ajo e zezë me qumësht dhe sheqer, ka mesatarisht 63 kalori. Megjithatë, kafetë e përgatitura në’ mënyra të veçanta, ose kafetë që merren me vete mund të kenë edhe për katër herë më shumë kalori dhe të përmbajnë edhe deri në 240 kalori, që përbën 12 për qind të konsumimit të rekomanduar prej 2.000 kalorive. Kafeja e madhe në një bar në Nju Jork, me qumësht të ëmbël, ka pasur madje 860 kalori. Personat që kujdesen për konsumim të kalorive, pas dy , kafeve të tilla, do të duhej të heqin dorë nga ushqimi për atë ditë.

12 Ushqimet që Pastrojnë Mëlçinë

Mëlçia luan një rol thelbësor në procesin e metabolizmit. Përmes saj kalojnë të gjitha substancat që hyjnë në trup, mes tyre edhe toksinat dhe ilaçet. Për të pasur një shëndet të mirë është e domosdoshme të ndjekim një mënyrë korrekte ushqyerjeje, me bazë frutat dhe perimet, të cilat janë thelbësore për dezintoksikimin e organizmit dhe mirëfunksionimin e proceseve të tij të brendshme. Po cilat janë disa prej ushqimeve që ndihmojnë mëlçinë të pastrohet? Ja një listë prej 12 prej tyre, nga perimet jeshile deri tek hudhrat.

1. Perimet jeshile

Perimet me ngjyrë jeshile, ku dominojnë sallata dhe spinaqi rritin nivelin e klorofilës në traktin intestinal, duke ndihmuar organizmin të çlirohet nga toksinat që vijnë nga ambienti, sidomos ato që lidhen me smogun. Këto lloj ushqimesh janë ideale për ata që nuk duan të shtojnë peshë, pasi kanë vlera të ulëta kalorike.

2. Panxhari dhe Karrota

Të dyja kanë vitamina bimore jashtëzakonisht të larta por edhe vitamina beta-carotene; Panxhart dhe karrota ndihmojnë dhe stimulojnë në përmirësimin e funksioninimit e përgjithshëm të mëlçisë.

3. Qitro

Fruti që i ngjan portokallit është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë. Nëse konsumohet lëngu i saj, në organizëm rritet prodhimi i enzimave që kryejnë dezintoksikimin e mëlçisë. Qitroja rekomandohet në rastet e mungesës së oreksit, ndërsa vajërat esenciale që ndodhen në lëkurën e saj kanë efekte antidepresive.

4. Avokado 

Kur konsumojmë avokado, organizmi ynë prodhon glutation, një aminoacid që luan rol antioksidues dhe lufton radikalet e lira. Avokado është gjithashtu e pasur me vajëra vegjetale, të cilat reduktojnë kohën e qëndrimit të kolesterolit në gjak, duke rifreskuar në këtë mënyrë aparatin kardiorespirator.

5. Drithërat integrale

Duhet të jenë pjesë e çdo regjimi ushqimor. Jo vetëm të dobishme për pastrimin e mëlçisë, por edhe rregullatore të aparatit të tretjes, falë fibrave me bollëk që kanë në përbërje. Eliminojnë problemet e kapsllëkut dhe na çlirojnë nga toksinat.

6. Limoni

Lëngu i limonit stimulon mëlçinë. Vitamina C ndikon në transformimin e substancave toksike në përbërës të tjerë, lehtësisht të tretshëm në ujë, që rrjedhimisht dalin nga organizmi.

7. Brokoli dhe lulelakra

Ndihmojnë organizmin të çlirohet nga toksinat kancerogjene, duke ulur rreziqet e tumoreve. Brokoli njihet për efektet pozitive te koliti ulçeroz, ndërsa klorofila që të dyja kanë në përbërje ndihmon në prodhimin e hemoglobinës, duke luftuar aneminë.

8. Shpargujt

Janë të pasur me aminoacide dhe kripëra minerale. Luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e mëlçisë, sidomos në rastet e abuzimit me alkoolin. Vlerat e saj kurative njihen gjithashtu edhe në mirëfunksionimin e zemrës dhe sistemit nervor.

9. Vaji i ullirit

Krijon në organizëm një bazë lipidike, tek e cilën mblidhen të gjitha toksinat, duke bërë që të mos ndihet tek mëlçia efekti i tyre i dëmshëm.

10. Çaji jeshil 

Çaji jeshil njihet për vlerat e tij kurative. Përveç shkrirjes së yndyrnave, çaji jeshil përshpejton aktivitetin e mëlçisë, duke bërë që të prodhohen më shpejt enzimat që kryejnë procesin e detoksikimit.

11. Molla

Molla mban përbërësit kimik të nevojshëm për trupin për të pastruar dhe lirimin e toksinave nga trakti digjestiv. Molla, nga ana tjetër, e bën më të lehtë për mëlçinë për të trajtuar ngarkesën toksike gjatë procesit të spastrimit.

12. Hudhra

Vetëm një sasi e vogël e kësaj llambe athët të bardhë ka aftësinë për të aktivizuar enzimat e mëlçisë që ndihmojnë trupin tuaj të tkurret nga toksina. Hudhra gjithashtu mban sasi të lartë të allicin dhe selen, dy komponimet natyrore që ndihojnë në pastrimin e mëlçisë.

Ushqimet e Padëshiruara Gjatë Shtatëzanisë

Gjatë shtatëzanisë, sistemi imun ndryshon dhe keshtu mund te jeni më të ekspozuara ndaj infeksioneve, prandaj është e domosdoshme që nga ushqimi të hiqni disa artikuj, madje edhe nëse bëhet fjalë për ushqimet tuaja të preferuara, sepse paraqesin rrezik për foshnjën. Disa ushqime duhet t’i shmangni gjatë kohës sa jeni shtatzënë. Nëse nuk jini të gatshme të hiqni dorë edhe nga disa ushqime të preferuara, mund te ndodhe nje abort i padëshiruar.
Kafeina
Kafeina është gjëja më e tmerrshme që mund t’i ofroni sistemin delikat të foshnjës, i cili fillon zhvillimin. Kafeina gjatë shtatzënisë ndikon në mungesën e peshës së duhur të porsolindurit, e madje në disa raste mund të ndikojë edhe me abort. Nëse kurrsesi nuk mund t’i rezistoni, atëherë dijeni se nuk guxoni të konsumoni më shumë se dy gota, përkatësisht 200 mg në ditë.
Alkooli
Mbani mend se gjithçka që hani dhe pini shkon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe tek foshnja. Sidomos shmangni uiskin dhe rumin, sepse është shumë e sigurt se do të ndikojnë negativisht në zhvillimin e fetusit.
Disa llojeve të djathërave
Djathi i verdhë dhe i butë përmban një bakter, i cili ndikon në shfaqjen e një infeksioni të rrallë që mund të paraqitet si mjaft i rrezikshëm në shtatzëni.
Qumështi i pasterizuar
Në qumështin. e pasterizuar ekziston nje bakter, i cili mund të shkaktojë infeksione. Per këte arsye, qumështi i pasterizuar mund të ndikojë në helmimin e ushqimeve dhe femrat shtatezane jane me te ekspozuara ndaj tyre.
Mishi
Shmangni mishin e gjallë, si dhe atë që nuk është gatuar në mënyrë jo te pershtatshme i cili mund shkaktoj toksoplozmozën, por edhe disa baktere të tjera. Kur ta përgatisni ju mishin, piqeni apo fërgojmë si duhet, ndërsa nëse e konsumoni në ndonjë restorant, atëherë përkujdesuni qe ai te jetë i pjekur mirë.
Lloje të peshkut
Disa lloje të peshkut përmbajnë nivel të lartë të zhivës, i cili ndikon në sistemin nervor të foshnjës dhe dëmton trurin. Peshqit e mëdhenj përmbajnë më shumë zhivë, kështu që shtatzënat duhet ta shmangin mishin e peshkaqenit dhe peshkut të ashtuquajtur peshku-shpatë. Më mirë përcaktohuni për tunë dhe sardele.

Google Analytics Alternative