Ç’eshte Gripi i Shpendeve

1236463_hens_3.jpg Gripi i shpendëve eshte sëmundje ngjitëse, e shkaktuar nga virusi u tipit A (H5N1).Gripi i shpendëve dallon nga gripi i zakonshëm vetëm për nga intensiteti më i madh i simptomave.

-Periudha e inkubacionit: Eshte 1-4 dite, zakonisht 3-7 dite.

-Burimi i semundjes: Shpendet pulat, patat, bibat, thellenzat, lejleket, derrat.

-A eshte i lehte per tu perhapur ky lloj virusi: Deri më tani janë regjistruar më shumë se 100 raste te njerëzit.Ky është numër i vogël në krahasim me numrin e madh të zogjëve të prekur.

-Si bartet gripi i shpendeve tek njerezit: Gripi i shpendeve perhapet prej shpendeve te semura, tek njeriu , permes kontaktit direkt apo indirekt. Ju mund te semureni nese keni kontakt me shpendet e semura (manipulimi me duar, rjepja, puna ne ferme,etj). Nese struktura gjenetike e virusit nderron (peson mutacion gjenetik) atehere perhapja e gripit behet permes ajrit prej nje personi ne tjetrin me nje shpejtesi te madhe.

-Shenjat klinike: Personi i semure nga gripi i shpendeve ka keto shenja dhe simptoma: Temperature te lartë, ethe, dhimjekoke, kollë, dhembje në muskuj,lodhje,lotim, dhe tharje te fytit, por mund te shfaqet edhe me te vjellja, dhe diarre. Semundja mund të përfundoj edhe me vdekje në rast të komplikimeve.

-Cfare mund te bej une ne qoftese dalloj disa simptoma ne organizmin tim : Te shumë njerëz shfaqen infeksione te rrugeve te frymemarrjes, përditë dhe besueshmëria që simptomat tuaja te jene te gripit shpendeve eshte shume e vogel.Por nese keni ndonje nga simptomat e lartepermendura,duhet te kerkoni keshillat e mjekut menjeher.Por mbani mend se simptomat tuaja ka shume pak gjasa qe te jene te shkaktuara nga gripi i shpendeve.

-Kush eshte grupi me i rrezikuar: Te gjithe ata qe jane te kontakt me shpendet e infektuara, por me se shumti femijet, per shkak te kontaktit te mundshem me shpendet dhe jashteqitjet e tyre.

-Diagnostikimi i semundjes: Ne rastet e para te dyshimta te semundejes duhet te behen testet laboratorike per identifikimin e virusit te gripit te shpendeve H5N1.Ne rast te epidemise/pandemise mjeket mund te diagnostikojne semundejn baze te shenjave dhe simptomave klinike.

-Parandalimi i semundjes : Aktualisht nuk eshte prodhuar akoma vaksina kunder gripit te shpendeve. Hulumtimet intensive jane duke u bere ne shume laboratore te botes.Por,rekomandohet vaksinimi kunder gripit te zakonshem per t’u mbrojtur ne cdo sezone dimri.Vaksina u jepet personave te moshuar mbi 65 vjet si dhe personave me semundje kronike (te zemres,mushkrive apo veshkave ),personave me diabet,personave me sistem imunologjik jofunksional, formave te renda te anemive,shtatzenave pas muajit të tretë te shtatzanisë.

-Si duhet te mbrohemi: Ti shmangemi kontaktit direkt me shpendet shtegtare; *shmangemi prekjes direkte te shpendeve te ngordhura,te semura,ose siperfaqeve te kontaminuara pa mjete mbrojtese. *nese shihni ndonje shpende te ngordhur mos e prekni me dore *pas kontaktit me shpendet duhet ti lani duart me sapun *virusi eshte i ndjeshem ne detergjente dhe ne dezinfektues,lehte inaktivizohet me nxemje dhe tharje *shtepia e kontaminuar mund te jete komplet e paster nese dezinfektohet

A jemi te sigurt ne qoftese konsumojme mishin dhe vezet: Po. por të gjitha ushqimet nga shpendët shtepiake duke i llogaritur edhe vezët duhet të zihen mire në temperaturë mbi 70 C.KJo temperaturë e shkaterron virusin.

A mund ta marrim virusin nepermjet ajrit te kondicionuar: Aktualisht nuk ka dëshmi se gripi i shpendeve perhapet përmes sistemit te ajrit të kondicionuar.

Disa keshilla se si duhet ta pergatisim ushqimin: Ndajeni mishin e pazier prej ushimit te zier apo te gatshem per ngrenie per te shmangur kontaminimin: Te mos perdoret thika e njejte. Mos i perdor te dy llojet e mishit, atij te gjalle, dhe atij të zier, pa pastruar duart ndermjet perdorimit te tyre dhe mos e hidh mishin e zier ne enen apo siperfaqen ne te cilen ka qene para zierjes. Mos përdor vezët e gjalla apo gjysmë të ziera ne pergaditjen e ushqimit,i cili nuk do të piqet apo zihet. Pas manipulimit me shpendet e semura dhe produkteve te tyre,lani duart me sapun, siperfaqet dhe enët që kanë qenë në kontakt me mishin e gjallë. Zjeni mirë mishin e shpendëve në temperaturë mbi 70*C.

Ngjashme:

Speak Your Mind

*

Google Analytics Alternative