Çfarë Ndodh me Fëmijën Tuaj Gjatë Rritjes dhe Zhvillimit të Tij

Çfarë ndodh me fëmijën tuaj gjatë rritjes dhe zhvillimit të tij

Jo shumë kohë më parë, mjaft njerëz besonin se foshnjat donin vetëm të ushqeheshin, të ishin ngrohtë dhe me pelena të pastra. Disa njerëz besonin se foshnjat nuk ishin të afta të mësonin disa gjëra deri në pesë apo gjashtë muajt e parë të jetës. Por ka mjekë në Shtetet e Bashkuara, që mendojnë se foshnjat nisin të mësojnë që ditën e parë të jetës së tyre. Instituti Kombëtar Eunice Kennedy Shriver për Shëndetin e Fëmijës dhe Zhvillimin Njerëzor është një agjenci qeveritare. Qëllimi i saj është që të identifikojë se cilat përvoja mund të ndikojnë në zhvillimin shëndetësor të qenieve njerëzore. Shkencëtarët e këtij Instituti vërejnë se foshnjat janë mjaft të ndikuara nga ambienti. Ata thonë se një bebe do të qeshë kur nëna e tij bën diçka që fëmija e pëlqen. Kështu bebet mësojnë që të komunikojnë me njerëzit e tjerë. Një studim tregon se bebet mund të mësojnë përpara se të lindin. Shkencëtarët vendosën një kasetë regjistrimi në stomakun e një gruaje shtatzënë. Pastaj, ata vendosën një histori të shkurtër të inçizuar. Në ditën që lindi fëmija, shkencëtarët donin të zbulonin nëse ai do të njihte tingujt e historisë që kishte dëgjuar teksa ishte në barkun e nënës. Foshnja do kuptohej që e kishte dëgjuar historinë nëse lëvizte buzët në një drejtim. Nëse ai do të lëvizte buzët në drejtim tjetër, atëherë ai nuk kishte dëgjuar këtë histori. Shkencëtarë thanë se foshnja në mënyrë të qartë reagoi se e kishte dëgjuar historinë përpara se të lindte.
Viti i parë
Mjaft specialistë mendojnë se viti i parë i fëmijës është mjaft i rëndësishëm për gjithë zhvillimet e mëvonshme. Një studim amerikan tregon se sa ndikim të madh kanë nënat në zhvillimin social dhe në të folurën e fëmijëve të tyre. Studimi përfshinte më tepër se 1200 nëna dhe bebe, dhe fëmijë nga 1-3 vjeç. Shkencëtarët i kushtuan vëmendje ndjeshmërisë së nënave. Ata testuan fëmijët për të menduarit dhe aftësinë për të folur, kur ata janë tre vjeç, gjithashtu vrojtuan dhe nënat e tyre për shenja depresioni. Fëmijët e grave të depresionuara nuk dolën aq mirë në provim se sa fëmijët e grave që nuk vuanin nga depresioni. Një studim tjetër sugjeronte që fëmijët nën peshë jo me shenja të çrregullimeve kanë më tepër prirje se fëmijë e tjerë që kanë probleme fizike dhe mendore. Shkencëtarët amerikanë studiuan afërsisht 500 vajza dhe djem, të lindur në New Jersey mes viteve 1984-1987. Secili prej tyre kishte lindur më pak se 2000 gram. Djemtë dhe vajzat ishin 16 vjeç kur u bë studimi, i cili tregoi se të rinjtë e lindur nën peshë shpesh kishin më shumë probleme me aftësitë motorike se të tjerët. Problemet e quajtura motorike u ndeshën më shpesh tek djemtë, të cilët kishin të lënduar një nerv në tru, dhe tek ata të cilët kishin përdorur shumë oksigjen artificial kur kishin lindur.
Tre vitet e para
Tre vitet e para të jetës së një fëmije janë periudha më intensive për zhvillimin e gjuhës dhe të shprehurit. Kjo është periudha kur truri zhvillohet. Zyrtarët thonë se aftësia për të mësuar një gjuhë do të vështirësohet nëse kjo periudhë kalon pa një kontakt të hershëm me gjuhën. Shenjat e para të komunikimit ndodhin gjatë ditëve të para kur një fëmijë mëson, se kur qan i sjellin ushqim. Nga fundi i vitit të parë, shumica e fëmijëve janë të aftë që të thonë fjalë të thjeshta. Në moshën 18-muajsh, shumica e fëmijëve thonë 8-10 fjalë. Mbas moshës 2-vjeç, shumica e fëmijëve janë të gatshëm që të formojnë fjali të thjeshta. Mbas moshës 3,4 dhe 5-vjeçare, numri i fjalëve që një fëmijë mund të kuptoj me shpejtësi rritet me shpejtësi. Në këtë moshë, fëmijët nisin të kuptojnë rregullat e gjuhës.
Edukimi i hershëm
Një studim afatgjatë amerikan tregon ndikimin e edukimit të hershëm në aftësitë e ardhshme të fëmijës. Studimi ndoqi rreth 1300 fëmijë, nga lindja deri në moshën 10-11 vjeçare. Sipas këtij studimi, fëmijët që kanë kujdes më të kualifikuar përpara fillimit të shkollës, kanë aftësi për një gjuhë më të pasur se ata së një njëjtës moshë, por me nivel më të ultë përkujdesjeje. Fëmijët e përfshirë në këtë studim ishin të lindur në vitin 1991, dhe u përzgjodhën nga 10 zona të Shteteve të Bashkuara. Shkencëtarët vërejtën kualitetin e kujdesit ndaj fëmijës deri në moshën 54-muajsh. Ata vërejtën se zhvillimet cilësore që u vunë re tek fëmijët e vegjël, ishin të pranishme edhe disa vite më vonë. Ata zbuluan se fëmijët më të rritur të cilët kishin përkujdesje më cilësore, tregonin më shumë aftësi në prirjet e gjuhës. Gjithashtu, u zbulua se aftësitë e fëmijëve nuk varen nga koha që ata shpenzojnë në çerdhe. Një nga përfundimet ishte se fëmijët që kanë qenë në çerdhe përpara se të shkonin në shkollë, ishin më agresivë dhe të pabindura në vitet e para të shkollës. Por studiuesit thanë se kjo është një sjellje normale.

Kujdesi për fëmijën pas një ëndrre të keqe
Ëndrrat e këqija janë diçka e zakonshme të cilat fëmijët i shohin shpesh. Ju duhet të dini se çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj zgjohet në mes të natës pas një ëndrre të keqe. Si fillim duhet të dini si ta parandaloni një ëndërr të keqe. Duhet që fëmija para se të flejë, t’i lexoni ndonjë libër, apo përrallë me qëllim që ndjehet i sigurt.
Shmangni detajet e ëndrrës
Fëmijën pas një ëndrre të keqe duhet ta qetësoni duke e përqafuar. Mos kërkoni nga ai t’ua tregojë të gjitha detajet e ëndrrës, sepse duke i treguar ato, fëmija do ta përforcojë frikën të cilën e ka ndjerë. Bisedën për ëndrrën duhet ta lini për në mëngjes.
Flisni për ëndrrën sikur të jetë film
Nëse fëmija ka ëndërruar se e ka ndjekur një tigër, atëherë pyeteni atë se çfarë ka dashur të bëje që ta zmbraps bishën. Duke menduar për një fund pozitiv të ëndrrës fëmija merr kontrollin mbi atë që e ka ëndërruar.
Lini dritën ndezur
Në dhomën e fëmijës duhet që të rrijë drita ndezur, ose dera e hapur. Kështu ai do të ketë një lidhshmëri me dhomat tjera dhe do të mendojë se ju jeni gjithmonë pranë tij.

Ngjashme:

Speak Your Mind

*

Google Analytics Alternative