Droga Dhe Alkoli

Alkooli, shume i demshem per njeriun!

Një studim i botuar në gazetën mjekësore britanike, Lancet thotë se në vendet ku pirja e alkoolit me shumicë është tipike, ai është përgjegjës për paraqitje të sëmundjeve të tilla si kanceri, sëmundje të zemrës, sëmundje mendore si dhe aksidente të ndryshme.

Në pjesë të Evropës Lindore dhe Azisë Qëndrore, më shumë se 12% e të gjitha sëmundjeve dhe vdekjeve mund t’i atribuohen alkoolit, ndërsa në botën myslimane ku të pirët e alkoolit nuk është tipike, shifra qëndron në më pak se 1%.

Duhanepiresit u shkaktojne kancer femijeve!

Shkencëtarët thonë se fëmijët, të cilët ekspozohen ndaj tymit të duhanit në shtëpi për disa orë çdo ditë, edhe pse nuk tuhatin vetë, kanë tre herë më shumë mundësi të sëmuren nga kanceri në mushkëri kur të rriten se fëmijët e atyre që nuk pijnë duhan. Edhe fëmijët që ekspozoheshin për vetëm disa herë në javë kishin mundësi ta merrnin sëmundjen një herë e gjysmë më shumë.

Studiuesit arrijnë në përfundimin se njerëzit nuk duhet të pijnë duhan në prani të fëmijëve të tyre.

Shkencëtarët, që botuan gjetjet e tyre në British Medical Journal, e zhvilluan studimin e tyre me më shumë se 300 mijë vetë në të gjithë Evropën.

Tuhatësit

Shkencëtarët thonë se kur një person e fillon duhanin që në moshë të re, ai e ka më të vëshirë se sa të tjerët për të hequr dorë prej tij. Studimet kanë treguar se adoleshentët jepen shumë pas duhanit.

Cilido qoftë efekti i nikotinës fillimisht në organizmin e njeriut, efektet negative janë më të vogla tek adoleshentët dhe të rinjtë se sa tek të rriturit. Kjo i bën ata ta pijnë më tepër duhanin.

Kur duhani pihet për dekada të tëra dhe në trup hyjnë elementët helmuese, pikërisht kjo shkurton jetën. Pra, nuk është thjesht nikotina, por është ekspozimi i vazhdueshëm ndaj elementëve të tjerë të rrezikshëm të duhanit, ajo që dëmton.

Studimi më i gjatë i bërë ndonjëherë mbi efektet e pirjes së duhanit mbi shëndetin ka arritur në përfundimin se pirësit e duhanit jetojnë mesatarisht dhjetë vjet më pak se sa ata që nuk pijnë duhan.

Hulumtimi, i botuar në British Medical Journal, filloi para pesëdhjetë vjetësh kur u vu lidhja e parë midis duhanit dhe kancerit të mushkërive.

Hulumtimi tregoi poashtu se lënia e duhanit, madje edhe në moshën gjashtëdhjetë-vjeçare, mund të përmirësojë jetëgjatësinë për tri vjet, ndërsa lënia e duhanit në moshën tridhjetëvjeçare duket se anulon dëmin që i është bërë shëndetit më parë.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se është më e rëndësishme që fëmijët të mos lejohen fare ta pijnë duhanin.

Studime të tjera tregojnë se njerëzit me të ardhura më të vogla dhe ata me një nivel më të ulët shkollimi, konsumojnë më shumë duhan. Me pirjen e duhanit këta e keqësojnë edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike dhe sociale. Të varfërit shpenzojnë më shumë për duhan, se sa për plotësimin e nevojave të tjera bazë si ushqimi, kujdesi shëndetësor dhe arsimimi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë llogarit se çdo 6,5 minuta në botë vdes një njeri nga pasojat e pirjes së duhanit. Kështu rreth 5 milionë persona gjejnë vdekjen në një vit dhe sipas parashikimeve ky numër pritet të dyfishohet gjatë 20 vjetëve të ardhshëm.

Sëmundjet dhe vdekja si pasojë e pirjes së duhanit godasin gjithnjë e më shumë pikërisht vendet e pazhvilluara. Shikuar nga numrat del se 84 përqind e të gjithë njerëzve që pinë duhan jejtojnë në vendet në zhvillim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë llogarit se nga pasojat e pirjes së duhanit gjithnjë e më shumë rëndohet edhe sistemi shëndetësor. Sipas të dhënave të Bankës Botërore gjashtë deri 15 përqind e të gjitha shpenzimeve të sistemit shëndetësor në vendet e zhvilluara industriale jepen për shërimin e sëmundjeve nga duhani. Për vendet e varfëra nuk ekzistojnë të dhëna të sakta, por është e ditur se shpenzimet për këto qëllime janë jashtëzakonisht të larta.

Ngjashme:

Speak Your Mind

*

Google Analytics Alternative