Kungujt për Diabetiket Gështenjat për Anemiket Molla për Diete dhe Tretje të Mirë

Kungujt për ata që vuajnë nga diabeti

Pjesa e brendshme kungullit përmban përbërës të shumtë ushqyes dhe shërues. Pos sasisë së vogël të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave, aty janë edhe vitaminat A, B, C, acidi folik, kaliumi, fosfori, kalciumi, hekuri… Sa i përket vlerës energjike, ajo nuk është e lartë – në 100 gramë posedon vetëm 30 kalori. Kungulli është i dobishëm për ata që vuajnë nga mbipesha, ata që vuajnë nga diabeti dhe personat me probleme në lukth dhe zorrë të hollë.

Gështenja për anemikët

Gështenja përmban tre herë më pak kalori se sa bademi dhe lajthia. Frutat e gështenjës janë burim i madh i kalciumit, hekurit dhe kaliumit. Fryti i freskët i gështenjës ka 170 kalori në 100 gramë dhe tre herë më pak kalori se sa që përmban lajthia, bademi apo arrat. Në mjekësinë popullore gështenja ju sugjerohet anemikëve dhe atyre që kanë probleme me tretjen.

Mollët për dietë dhe tretje të mirë të ushqimit

Mollët përmbajnë rreth 83 % ujë, përderisa vlera energjike është 58 kalori në 100 gramë. Mollët janë të pasura edhe me acide organike, ndërsa nga sheqernat glukozë, fruktozë, vitamina A, B dhe C. Zvogëlon absorbimin e kolesterolit dhe yndyrës në zorrë dhe dhuron ndjenjën e të qenit ngopur.

Ngjashme:

Speak Your Mind

*

Google Analytics Alternative