Kuriozitete per Duhanin

Konsumimi i cigareve më parë ka qenë shumë trendi dhe ajo është promovuar si një produkt i suksesshëm për tërheqje seksuale. Duhani është reklamuar nëpër të gjitha mediumet dhe ka qenë shumë rëndë për tu rezistuar atyre. Mirëpo sot mendimi i njerëzve për pirjen e duhanit ka ndryshuar komplet dhe sot kjo varshmëri negative dënohet në shumicën e vendeve publike, ndërsa reklamimi i tyre është rreptësisht i ndaluar. Sidoqë të jetë mendimi i juaj për cigaret dhe duhanxhinjtë, faktet në vijim me siguri se do ju befasojnë.

Cigaret janë produkti më i shitur në botë. Për një vit në mbarë botën  shiten 1.000.000.000.000 copë.  Me një fitim global prej 400 miliardë dollarë në vit, ky biznes paraqet njërën nga industritë  më të fuqishme në botë.

Sasia e nikotinës vazhdimisht po rritet nëpër të gjithë cigaret. Sipas një kërkimi që ka bërë Universiteti i Harëardit, prej vitit 1997-2005, sasia e nikotinë është rritur për 11 %.

Duhani përmban arsen, cijanid amonijak dhe rreth 45 lloje të tjera të supstancave kancerogjene.

Për të arritur nikotina deri tek truri i duhanpirësit duhet vetëm 10 sekonda. Gjithashtu nikotina tek duhanpirësit gjendet në cdo pjesë të organizmit edhe në qumështin e nënës.

Hulumtimet tregojnë që duhanëpirësit “Light” dhe Mentol më shumë thithin cigaren se duhanëpirësit që pijnë duhan normal, që nënkupton se efekti është i njëjtë.

Sistemi imunitar i duhanpirësve cdo ditë duhet të punojë më shumë në krahasim me sistemin imunitar të personave që nuk pijnë duhan. Si rezultat i kësaj organizmi i duhanxhinjëve ka më pak antioksidantë, por me një reaksion më të shpejtë ndaj viruseve, sepse organizmi i tij është mësuar me luftën aktive kundër  sustancave të dëmshme.

Disa njerëz mund të eksitohen duke shiqur tjetrin që thtih duhanin.  Kjo është një lloj i njohur i fetishit. Kryesisht në këtë grup bëjnë jesë meshkujt.

Ngjashme:

Speak Your Mind

*

Google Analytics Alternative