Lemza si ta Ndalni dhe Kur të Shqetësoheni

Lemza shkaktohet nga një tkurrje e pavullnetshme e diafragmës, muskuli që ndan hapësirën e kraharorit nga ajo e barkut. Diafragma luan një rol të rëndësishëm në frymëmarrje. Çdo tkurrje e saj pasohet nga një mbyllje e papritur e kordave vokale, të cilat prodhojnë tingullin karakteristik gjatë lemzës. Shpesh lemza fillon pa ndonjë shkak të dukshëm dhe zakonisht zhduket pas disa minutash. Lemza është e shpeshtë dhe një dukuri normale te të porsalindurit dhe foshnjat.

Lemzat mund të shkaktohen nga ngrënia e vakteve të rënda, nga pijet alkoolike ose nga emocionet e papritura. Në disa raste, lemza mund të jetë shenjë e një sëmundjeje. Për pjesën më të madhe të njerëzve, një episod lemze zgjat vetëm pak minuta. Rrallëherë, lemza mund të vazhdojë për ditë, javë apo muaj të tërë. Kjo mund të vijë nga kequshqyerja apo sëmundje të ndryshme.

SIMPTOMAT
Tingulli karakteristik i lemzës është shenja e vetme. Ndonjëherë, simptoma e vetme është një ndjesi e lehtë shtrëngimi në gjoks, bark apo fyt, e cila i paraprin tingullit.

Kur duhet shkuar te mjeku?
Lini një takim te mjeku nëse lemza zgjat më tepër se 48 orë, ose nëse është aq e fortë sa shkakton probleme me të ngrënit, gjumin apo frymëmarrjen.

A ka ndonjë funksion lemza te njerëzit?
E vërteta është që nuk jemi të sigurt për këtë. Për aq sa dimë, lemza nuk ka asnjë funksion në trupin tonë. Disa shkencëtarë mendojnë se është vetëm një lloj keqfunksionimi i nervave që kontrollojnë muskujt e frymëmarrjes dhe glotisin. Megjithatë, mundet që lemza të mos ketë qenë kaq e padobishme për paraar¬dhësit tanë me katër këmbë. Mendohet se lemza është zhvilluar si mekanizëm për t’i ndihmuar ata për të gëlltitur ushqimin që iu ngecte në fyt. Ndërkohë që ne kemi luksin e forcës së rëndesës, e cila na ndihmon për të çuar ushqimin poshtë, kafshët me katër këmbë duhet ta kalojnë ushqimin horizontalisht për ta dërguar nga goja në stomak. Kjo mund të shpjegojë pse lemza është aq e shpeshtë të qentë, të cilët njihen për padurimin e tyre në konsumimin e ushqimit.
Në rastet e lemzës që zgjat dhe nuk i përgjigjet manovrave të treguara në tabelë, këshillohen disa mjekime, më shpesh klorpromazina (antispastik), metoklopramidi dhe baklofeni (miorelaksant). Nëse as këto nuk e ndërpresin lemzën, mund të tentohet anestezia e nervit frenik përmes një injeksioni. Në rastet e lemzës që zgjat për muaj të tërë, një mënyrë është edhe stimulimi i nervit vag, i cili përdoret edhe për trajtimin e epilepsisë. Ndërhyrja bëhet përmes implementimit në toraks në rrugë kirurgjikale të një dispozitivi me bateri, i cili stimulon me shkarkesa të vogla elektrike nervin vag, duke provokuar ndërprerjen e lemzës.

Rekordi botëror për lemzën që ka zgjatur më shumë është 68 vjet. Fatkeqi ishte Charles Osbourne (nga SHBA), i cili pati lemzë të pandërprerë nga viti 1922 deri në vitin 1990. Praktikisht, gjatë gjithë jetës!

Ngjashme:

Speak Your Mind

*

Google Analytics Alternative