Të Gjitha Dobitë nga Rrushi i Tharë

Rrushi i thatë është i pazëvendësueshëm, kur bëhet fjalë për fruta të thata. Ato kokrra të zeza apo ngjyrë ari janë favorit i të gjithëve e veçanërisht i fëmijëve. Rrushi i thatë përdoret anekënd botës në kuzhina veçanërisht në desert, si tonik shëndetësor e gjithashtu si ushqim për alpinistë dhe udhëtarë. Ato bëhen nga tharja e rrushit të gjelbër apo të zi, në diell apo në tharës dhe duken si perla ngjyrë ari, të kafta apo të zeza. Në të vërtetë, janë perla, kur marrim parasysh vlerat ushqyese dhe të mirat shëndetësore të tyre. Të shohim veprimin magjik të tyre. Rrushi i thatë është i pazëvendësueshëm, kur bëhet fjalë për fruta të thata. Ato kokrra të zeza apo ngjyrë ari janë favorit i të gjithëve e veçanërisht i fëmijëve. Rrushi i thatë përdoret anekënd botës në kuzhina veçanërisht në desert, si tonik shëndetësor e gjithashtu si ushqim për alpinistë dhe udhëtarë. Ato bëhen nga tharja e rrushit të gjelbër apo të zi, në diell apo në tharës dhe duken si perla ngjyrë ari, të kafta apo të zeza. Në të vërtetë, janë perla, kur marrim parasysh vlerat ushqyese dhe të mirat shëndetësore të tyre. Të shohim veprimin magjik të tyre.

Kapsllëku: Kur hahet, rrushi fryhet, pasi ka fibra që gjenden në të në formë të tharë dhe absorbojnë ujë. Kjo ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut.

Anemia: Rrushi i tharë përmban sasi të konsiderueshme të hekurit, i cili drejtpërsëdrejti ndihmon në shërimin e anemisë. Gjithashtu përmban shumë përbërës të vitaminës B kompleks të cilët janë esencialë për përpunimin e gjakut. Bakri që gjendet në to gjithashtu ndihmon në përpunimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Zjarrmi i etheve: fenolet, që njihen mirë për përbërësit e tyre si antibiotikë, vrasës të baktereve dhe antioksidues, gjenden me bollëk në rrushin e tharë dhe ndihmojnë në shërimin e zjarrmisë të etheve, duke luftuar infeksionet bakteriale dhe virale.

Shëndeti i eshtrave: Përderisa kalciumi, që është përbërësi kryesor i eshtrave, është prezent në rrush të tharë, rrushi i tharë është për këtë arsye edhe një burim më i mirë i borit, një mikro materie ushqyese (materie ushqyese që kërkohet nga trupi në sasi shumë të vogël, në krahasim me materiet e tjera ushqyese), që është shumë i domosdoshëm për formimin e duhur të eshtrave dhe absorbimin e kalciumit. Bori është veçanërisht i dobishëm në parandalimin e osteoporozës që nxitet nga menopauza tek gratë dhe është shumë i dobishëm për eshtrat dhe nyjat.

Kujdesi i syve: Rrushi i tharë përmban polifenole,që kanë përbërës antioksidues që janë shumë të mirë për shëndetin e syve, pasi mbrojnë sytë nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira (oksiduesit) sikurse degjenerimi makular, dobësimi i pamjes nga mosha, katarakti etj. Si shtesë, rrushi i tharë përmban sasi të mira të vitaminës A, A-Beta karotinë dhe A-karotenoid, që të gjithë janë esencialë për shëndet të mirë pamor.

Shtimi peshës: Rrushi i tharë, sikurse të gjitha frutat e tjera të thara, është shumë i mirë për shtim të peshës, pasi është përplot me glukozë dhe fruktozë dhe ju dhuron shumë energji. Kështu pra, kokrrat e tij formojnë pjesën ideale të dietës si tek atletet apo bodi-billderët, të cilët kanë nevojë për shumë energji e gjithashtu edhe tek ata të cilët kanë nevojë të shtojnë peshë, pa akumuluar kolesterol.

Veç kësaj, rrushi i tharë është shumë i pasur me kalcium i cili është shumë i dobishëm për shëndetin dental, pasi parandalon thyerjen apo spirimin e dhëmbëve dhe smaltit dhe i bën ata më të fortë. Një gjë tjetër interesante rreth rrushit të tharë është se sa më gjatë ju mbeten në dhëmbë, aq më mirë pasi, kështu mundëson kontakt më të gjatë të acidit oleanolik me dhëmbët duke parandaluar zhvillimin e baktereve.

Ngjashme:

Speak Your Mind

*

Google Analytics Alternative