Vaji i Ullirit

vajulliriUlliri prejardhjen e ka nga Armenia, prej andej e kane  sjelle në Palestinë, e pastaj në Egjipt.  Kjo ka ndodhur rreth 4000 vjet para erës sonë. Vaji i kësaj bime ka filluar të prodhohet dhe të përdoret (si mjet pagues, në ushqim apo si ilaç) rreth 2000 vjet më vonë. Tregtarët fenikas ullirin e sjellin në Greqi dhe Spanjë, kurse grekët kultivimin e ullirit e bartin tek italianët. Pikërisht këto tre vende sot kanë epërsi në prodhimin e vajit të ullirit dhe  ne përqindje prej  74 përqind  te furnizimit  botëror me këtë artikull. Sot ullinjtë gjenden në të gjitha shtetet e basenit mesdhetar. Edhe pse në treg dominojnë sortat italiane dhe greke, hulumtimet e fundit tregojnë në cilësinë e jashtëzakonshme të ullinjve të kultivuar në Istria dhe Dalmaci. Vaji më i mirë është i ashtuquajturi vaji “virgjin” i ullirit.
Natyrisht, zgjedhja varet edhe nga shija e blerësit, si dhe nevojave dhe qëllimit, por, gjatë blerjes, kujdes duhet kushtuar edhe etiketës së prodhimit. Në të vërtetë, përqindja e acideve yndyrore nuk do të duhej të kalojë një përqindshin, dhe që të jetë e shënuar mënyra e përpunimit, gjegjësisht se është presuar ftohtë, që do të thotë pa përdorimin e mjeteve për shkrirje apo burimit të ngrohtësisë. Edhe pse teknikat e përfitimit të vajit të ullirit janë modernizuar, veprimi në thelb ka mbetur. Vaji fitohet me shtypjen e frytit të ullirit, ashtu që të ndahet lëngu nga materia e thatë, e pastaj edhe uji nga vaji

Yndyrnat në organizëm

Për të funksionuar organizmi i njeriut nevojitet lëndë djegëse – ushqim. Njësia për matjen e vlerës energjetike të ushqimit quhet kalori dhe na tregon se sa është fuqia e një produkti të caktuar gjeresisht,i se  sa sasi të nevojave ditore të organizmit mund të kënaqi.
Materiali ndërtues për ripëtrirjen dhe ndërtimin e qelizave gjendet në proteine. Yndyrnat dhe karbohidratet janë elemente përbërëse që gjenden në ushqim, kurse trupit i japin energji. Me siguri se shumë herë e keni dëgjuar këshillën e mjekut: “Hani sa më pak yndyrna!”, apo “Yndyrnat në gjak janë të rrezikshme!” etj.
Përveçse organizmit i japin energji, edhe yndyrnat marrin pjesë në ndërtimin e mbështjellësit të qelizave dhe shumë hormoneve, si dhe shërbejnë për tretjen e disa vitaminave. Prapëseprape, sasia tejmase e yndyrnave dëmton organizmin sepse shkakton sëmundje të ndryshme: trashjen, dijabetin, sëmurjen e veshkave, sëmundjet e zemrës dhe disa forma të kancerit. Madje konsumimi i tepërt i yndyrnave konsiderohet si shkaktar i numrit më të madh të sëmundjeve degjeneruese në shumë vende perëndimore.

Në thelb, yndyrnat mund të ndahen në të ngopura dhe të pangopura.
YNDYRNAT E NGOPURA gjenden te produktet me prejardhje shtazore (mishi dhe disa lloje peshqish), produktet qumështore dhe vezët. Këto lloje të yndyrnave kanë ndikim të madh (shpesh të dëmshëm), edhe atë për shkak të kolesterolit i cili gjendet vetëm në produktet me prejardhje shtazore. Kur të hani ushqim të pasur me yndyrna të ngopura, kolesteroli në gjak rritet dhe me këtë shtohet sasia e grimcave të yndyrnave të cilat shtresohen në muret e enëve të gjakut dhe ashtu i ngushtojnë ato. Me këtë pamundësohet depërtimi normal i oksigjenit deri te indet dhe organet e veçanta, gjë që shkakton ushqyeshmërinë e dobët të tyre dhe në fund edhe vdekjen, e kjo është, kur janë në pyetje zemra dhe truri, shkak i sulmit të zemrës apo derdhjes së gjakut në tru. Edhe pse ky proces (arterioskleroza) zgjat me vite, futja e tepërt e yndyrnave të ngopura në organizëm e përshpejton me të madhe. Prandaj mjekët këshillojnë ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit në kuptim të futjes më të vogël në organizëm të yndyrnave të ngopura, kurse futjen në të ushqyerit tonë të yndyrnave të pangopura.
YNDYRNAT E PANGOPURA më shpesh gjenden në perime, vajin e bimëve dhe shumë lloje të peshqive, dhe janë shumë të dobishme për organizmin sepse ndihmojnë tajitjen e kolesterolit dhe zvogëlojnë përqëndrimin e tij në gjak. Gjithashtu, zvogëlojnë edhe nivelin e arteriosklerozës në arteriet koronare të cilat janë të obliguara për ushqyerjen e zemrës.


Vaji i ullirit dhe shëndeti

Vaji i ullirit hyn në yndyrnat mono të pangopura dhe përmban 77 përqind të acideve yndyrore të pangopura të cilat zvogëlojnë të ashtuquajturin kolesterol “të keq” (LDL) dhe shtojnë koncentrimin e kolesterolit “të mirë” (HDL) në gjak. Vajërat tjerë bimore LDL-në e ulin, por në HDL-në aspak nuk veprojnë, përderisa në rastin e margarinës dhe yndyrnave bimore veprimi madje është i kundërt.
Vaji i ullirit përmban vetëm 4-12 përqind të yndyrnave shumëfish të ngopura, të cilat kur të oksidohen mund të sjellin deri te dëmtimi i enëve të gjakut. Kur janë në pyetje yndyrnat e ngopura, vaji i ullirit përmban gjithsej 9 përqind, vaji i misrit mbi 30 përqind, kurse i lulediellit madje 69 përqind! Dy elementet tjera përbërëse të vajit të ullirit që janë të rëndësishme për shëndetin janë vitamina E dhe polifenolet. Vetëm një lugë çaji vaj ulliri kënaq 8 përqind të nevojave ditore të organizimit për vitaminën E, ndërsa polifenolet zvogëlojnë rrezikun nga artioskleroza dhe disa llojeve të kancerit (madje deri 45 përqind te gratë që e konsumojnë për çdo ditë).

Ekzistojnë pohime se vaji i ullirit shëron të thatët e organeve të tretjes, si dhe pengon formimin e gurit në tëmth. Gjithashtu, i shkëlqyeshëm është trajtimi edhe në rastin e mjekimit të të djegurave, kurse dermatologët pohojnë se ai përmban UV faktorin mbrojtës 20, prandaj edhe e rekomandojnë si vaj për rrezitje (pas nënshtrimit në diell).
Vaji i ullirit përmban edhe yndyrna esenciale të cilat trupi i njeriut nuk mund t’i sintetizojë, andaj në organizëm duhet t’i futë me ushqim. Përveç materieve të përmendura, vaji i ullirit përmban edhe vitaminat K, A dhe D, të cilat kanë karakteristika antioksiduese, gjegjësisht i japin veprim mbrojtës organizmit tonë.

Ngjashme:

Speak Your Mind

*

Google Analytics Alternative